Furrë industriale 15 ton
Prodhim, montim në punishte dhe dërgesë.
Nga vizatimi te montimi
Projektojmë, presim me lazer, saldojmë, lyejmë në furrë, transportojmë dhe montojmë kapanone, struktura të rënda metalike, shkallë dhe dyer me porosi, në Shqipëri dhe në Evropë.
Hapi 01 nga 06
Projektimi
Vizatime teknike dhe llogaritje për çdo element.
Pjesë të prera me saktësi nga llamarina dhe profilet.
Bashkimi i elementeve në punishten tonë.
Shtresë mbrojtëse e pjekur, e qëndrueshme ndaj kohës.
Dërgesa e elementeve deri në objekt.
Ngritja e strukturës nga ekipi ynë.
Konstruksione metalike të çdo përmase, të prodhuara në punishten tonë sipas projektit tuaj ose të projektuara nga ne.
Struktura të plota për prodhim, magazinim dhe bujqësi, me ose pa mbulim me panele.
Trarë, kolona dhe mbajtëse për industri, energji dhe ndërtim.
Shkallë të brendshme, të jashtme dhe emergjence, platforma pune dhe parmakë.
Dyer industriale, porta dhe rrethime metalike sipas masës.
Na sillni vizatimin ose idenë. Ne e kthejmë në metal.
Lyerje në furrë në punishte dhe zinkim sipas kërkesës, për mbrojtje afatgjatë.
Hartojmë projekte MNZ, bëjmë zbatimin e projektit MNZ dhe instalojmë sisteme kundër zjarrit për parkime, magazina, fabrika dhe ndërtesa. Nga projekti te vënia në punë, me një përgjegjës të vetëm.
Projekti i sistemit kundër zjarrit sipas kërkesave të objektit dhe rregullave në fuqi.
Zbatimi i plotë i rrjetit të sprinklerave: tubacione, bashkues, koka sprinklerash dhe linja vertikale.
Furnizojmë dhe instalojmë pompa MNZ dhe grupe pompimi të plota (elektrike, diesel dhe jockey), të përzgjedhura sipas prurjes dhe presionit që kërkon projekti.



Disa nga punimet tona, nga punishtja deri në objekt.
Prodhim, montim në punishte dhe dërgesë.
Nga punishtja deri te montimi në objekt.
Vorë.
Montim ngjitur me ndërtesë ekzistuese.
Mech Albania prodhon dhe monton konstruksione metalike që nga viti 2019. Punojmë për biznese, ndërtues dhe investitorë, dhe e ndjekim çdo projekt nga vizatimi i parë deri te dorëzimi.
Gjithë procesi bëhet nën një çati: projektimi, prerja, saldimi dhe lyerja në furrë. Kështu kontrollojmë cilësinë dhe afatet në çdo hap.
Prodhojmë në punishten tonë në Shqipëri dhe dërgojmë elemente të gatshme për montim te klientë në vende të tjera të Evropës. Na dërgoni vizatimet dhe ju kthejmë ofertën me afatin e dërgesës.
Përshkruani punën ose na dërgoni vizatimin. Ju përgjigjemi me ofertë.